Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në fshatin Kërpimeh të Podujevës, raporton Llapi.info.
Arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti ka thyer xhamat e disa lokaleve.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, derisa vlera e dëmit të lokaleve ende s’është përcaktuar.
Policia këtë incident e ka cilësuar si “asgjësim i pasurisë”./Llapi.info.