Foto ilustrim

Një rast dhune në familje është regjistruar dje në Komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

“Podujevë 15.12.2019-12:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptare, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info