Foto ilustrim

Një person është arrestuar dje në fshatin Siboc të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se i njëjti është arrestuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Fsh. Sibofc, Podujevë, 01.11.2019-04:05. Lidhur me rastin, më datë 23.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar PK./Llapi.info