Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se dje në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë në ora 13:10, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë.
Sipas policisë, zyrtarët policorë ishin në asistencë të Inspeksionit të Kuvendit Komunal për rrënimin dhe largimin e profileve të metalta para lokalit pronë e të dyshuarit, i cili ka kanosur personat zyrtarë komunalë dhe e ka dëmtuar një derë në zyrën e stacionit policor.
Siç njofton policia, me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt./Llapi.info