Një person është arrestuar në Pejë, pasi e kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Njësia policore, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri –pistoletë e tipit EKOL Tuna, cal.9mm, një karikator dhe 21 fishekë cal.6.35 mm.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor.