Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së hënës në kilometrin e parë të magjistrales Merdare – Podujevë, raporton Llapi.info.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur 39 vjeçari nga Podujeva, Blerim Softolli. Vdekjen e tij e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
“Bëhet fjalë për B.S. 39 vjeç, mashkull, shtetas kosovar (vozitësi i Audi), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje”, ka njoftuar PK-ja.
Ndërkaq, dje Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin.
“Podujeve (NN) 29.07.2019 01:45. Lidhur me rastin e datës 01.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/ shqiptar dhe i njëjti me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thotë PK.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Passat” me targa të huaja (gjermane) dhe vetura e tipit “Audi 80” me targa të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë, familjet Softolli nga Podujeva dhe ajo Hoxha nga Gjilani ia kanë shtrirë dorën e pajtimit njëra-tjetrës në ditën kur është varrosur 39-vjecari./Llapi.info