Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 në rajonin e Podujevës për dhunë në familje, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij, duke i shkaktuar edhe lëndime trupor.
“Podujevë, 08.05.2021-19:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull –djalin e tij. Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së./Llapi.info