Një person është arrestuar dje rreth orës 15:00 në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.

Pa dhënë detaje tjera, Policia ka deklaruar se arrestimi i tij është bërë pasi që i njëjti ka shantazhuar viktimën mashkull.

“Podujevë 04.11.2019 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që ka shantazhuar viktimën mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info