Një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Podujevë është arrestuar dje nga Policia, njofton Llapi.info.
Arrestimin e tij e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ani pse s’ka dhënë shumë detaje. Sipas PK-së, i njëjti, më 18 dhjetor të vitit 2019 dyshohet ka kryer vjedhje të rëndë.
“Lidhur me rastin me datën 21.02.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së pa dhënë detaje tjera.
Numri i vjedhjeve po vazhdon të mbetet dukuri shqetësuese për llapjanët. Në bazë të dhënave të dërguar nga Policia e Podujevës për Llapi.info, vetëm gjatë vitit 2019 në këtë qytet janë regjistruar plot 361 raste.
Sipas Policisë, 199 prej tyre ishin të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info