Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Lupç të Podujevës, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm. Sipas PK-së, i dyshuari kishte vjedhur kabllo dhe pajisje pune.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë nga shtëpia e viktimës mashkull kosovar kishte vjedhur pajisje pune dhe kabllo elektrike. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Në bazë të dhënave të dërguar nga Policia e Podujevës për Llapi.info, vetëm gjatë vitit 2019 në këtë qytet janë regjistruar plot 361 raste të vjedhjeve. Sipas Policisë, 199 prej tyre ishin të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info