Është arrestuar një person të enjten në Prishtinë.

I njëjti ka sulmuar dy shtetas të huaj. Në raportin e Policisë thuhet se gjatë përleshjes viktimave i është vjedhur edhe një telefon.

Viktimave po ashtu i është ofruar edhe tretman mjekësor. Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë truporë & vjedhje”.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë / 18.07.2024 – 13:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetas të huaj. Gjatë përleshjes sipas viktimave atyre u ishte vjedhur edhe një telefon. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregull”, thuhet në raportin e PK-së.