Një oficer korrektues është arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:00 në burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, njofton Llapi.info.

Të njëjtit, gjatë kryerjes së detyrës i është gjetur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.2gram. Arrestimin e tij e ka bërë të ditur Policia në raportin e saj të përditshëm.

“Fsh. Gerdofc Podujevë,15.02.2020-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar – oficer korrektues, pasi që gjatë kryerjes së detyrës i është gjetur një sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.2gram. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thotë PK./Llapi.info