Foto ilustrim

Një person i kërkuar është arrestuar dje në fshatin Bërvenik të Podujevës, njofton Llapi.info

Sipas raportit të PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Dubravës.

“Fshati Bërvenik, Podujevë 27.03.2019 – 15:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës./Llapi.info