Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 11:00 në fshatin Gërdoc të Podujevës ka arrestuar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar, i cili më pas është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia nuk ka treguar se për çfarë ishte në kërkim personi në fjalë.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Llapi.info