Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info
Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë- dega në Podujevë.
“Fshati Gllamnik, Podujevë 13.02.2019 – 18:20. Bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë./Llapi.info