Policia e Kosovës njofton se dje në ora 16:15 në fshatin Kaqibeg të Podujevës ka arrestuar një person të kërkuar nga policia.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e policisë./Llapi.info