Një person i kërkuar nga Policia e Kosovës është arrestuar mbrëmë në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas raportit të PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë./Llapi.info