Një person i kërkuar është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, dhe i njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Dubravës.

“Podujevë 05.06.2019 – 16:30. Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës i kërkuari mashkull K-Shqiptar”, ka bërë të ditur PK./Llapi.info