Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të kërkuar në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas Policisë, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata.

“Podujevë 23.06.2019-18:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në burgun e Smrekonicës”, thotë PK.