Një person i kërkuar është arrestuar mëngjesin e së martës në Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info
Sipas raportit të së mërkurës të PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Podujevë 02.04.2019 – 08:31. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info