Personi i cili kishte falsifikuar një monedhë prej 100 eurosh, i cili ishte raportuar ditë më parë nga një person se në lokalin e tij ka pranuar atë monedhë të falsifikuar, është arrestuar dje në ora 14:00 në fshatin Surkish të Podujevës, njofton Llapi.info.
Lidhur me rastin, pas hetimeve të zhvilluara, më 2 shtator është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info