ilustrim

Mbrëmjen e së hënës, në rrugën “Zahir Pajaziti”, pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve ka pasur edhe të shtëna me armë, njofton Llapi.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar dy gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, aty kanë hasur njërin nga të dyshuarit.

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari që ka shtënë me armë, i cili gjendej në arrati. Sipas PK-së, nga i njëjti është konfiskuar një revole që është përdorur në rast dhe dy fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Llapi.info.