Personi i cili kishte goditur me veturë një fëmijë të moshës 12 vjeçare me inicialet A. F dje në shatin Peran të Podujevës, është arrestuar po këtë ditë rreth orës 13:40 minuta nga Policia e Kosovës, njofton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur PK përmes raportit 24 orësh ku thotë se personi i cili dyshohet se nga pakujdesia e ka goditur viktimën mashkull, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Nga ky aksident i godituri ka marrë disa lëndime të rënda trupore meqë rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.