Më datë 3 të muajit shkurt të këtij viti, një person në Gjilan e kishte therur me një mjet të mprehtë një person tjetër. Që nga ajo kohë, i dyshuari ishte në kërkim nga policia.
Sot përmes raportit policor, policia njofton se e ka arrestuar atë.
“Nga i dyshuari janë konfiskuar një mjetë i mprehtë në formë të sëpatës, një armë e ftohët –thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, si dhe janë konfiskuar dy qese të vogla dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit ‘Marihuanë’”, thuhet në raportin e policisë.
Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.