Është arrestuar S.N, pasi tentoi të ikte nga Kosova. Ditë më pare, ai dha dorëzani prej 30 mijë eurove pasi ishte arrestuar gjatë një operacioni të policisë ku u gjet drogë në veri të vendit më 23 maj të vitit 2022.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Me daten 24.09.2024 njesia e DHTN Mitrovicë Veri janë njoftuar nga pika kufitare Jarinje se personi i dyshuar ka tentuar te largohet nga Kosova ne drejtim te Serbis personi i dyshuar ka qene nen masen e dorzanis dhe nuk ka pas te drejt ta leshoj territorrin e Republikes se Kosoves. Ne lidhje me rastin eshte njoftuar prokurori i rastit i Prokuroris Speciale dhe me aktvendim te tij i eshte caktuar masa e ndalimit prej 48 oresh”, tha Elshani.