Dje rreth orës 17:30, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, përkatësisht te “Qershiat e Llapashticës”, një veturë ka goditur një këmbësor, njofton Llapi.info.
Si pasojë e aksidentit, nga lëndimet e marra ka vdekur këmbësori.
“Është arrestuar vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me veturë ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori nga lëndime e marra ka vdekur”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Llapi.info