Me datë 8 qershor një shqiptar me nënshtetësi suedeze e ka keqpërdorur flamurin e Kosovës. I njëjti është shoqëruar në policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme.
Policia njofton se të premten është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar me nënshtetësi Suedeze , nën dyshimin se i njëjti kishte keqpërdorur flamurin e R. së Kosovës.
Nuk është bërë e ditur se si është keqpërdorur flamuri, por sipas Policisë, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është hapur për veprën penale “nxitje, urrejtje, përçarje e mos durim kombëtar, racor, fetar”.