Foto ilustrim

Në Prishtinë është dje është arrestuar shtetasi nga Serbia me dyshimin se ai trafikonte emigrantë nga vende aziatike, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:00 në Terminalin Doganor, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili ishte duke drejtuar kamionin me targa te Serbisë (në relacionin Greqi-Kosovë).

Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit brenda në kamion i janë gjetur shtatë (7) persona-emigrantë, prej tyre pesë (5) nga Pakistani dhe dy(2) nga Afganistani.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa emigrantët i janë dorëzuar njësiteve kompetente për veprime të mëtutjeshme.