Një aeroplan nga Ankaraja u ul në aeroportin e Sarajevës, ku transpportoheshin 30 mijë vaksinat kinez, Sinovac, të cilat shteti turk ua ka dhuruar boshnjakëve.
Aeroplani duhej të mbërrinte dje, por fluturimi u shty për sot për shkak të disa problemeve teknike, raporton klix.ba.
Ndihma turke u mirëprit në pistën e aeroportit nga Ministri i Sigurimit i Bosnje-Hercegovinës, Selmo Cikotic me zyrtarë nga Ambasada Turke.
Ozgur Sahin, i ngarkuari me punë i ambasadës turke në Sarajevë, kujtoi se anëtarët e presidencës së BH-së vizituan Republikën e Turqisë më 16 mars, kur ata kërkuan ndihmë në blerjen e vaksinave nga Turqia.
“Pas bisedimeve me Presidentin Erdogan, ne menjëherë filluam procedurën dhe përfunduam gjithçka në bashkëpunim me autoritetet e BH-së. Sot ne jemi të lumtur që këto vaksina kanë mbërritur. Në kohë të vështira, ne do të vazhdojmë të jemi me Bosnjë dhe Hercegovinën. Ne duam të mbështesim Qytetarët e Bosnjës në luftën kundër kësaj sëmundjeje dhe mbështetjen në çdo kohë”, tha ai.