Ka arritur kontigjenti i dytë i donacionit të dhuruar nga qyteti Westerstede i Gjermanisë për komunën e Podujevës. Donacioni përmban shtretër, të dedikuar për Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë, karroca për persona me nevoja të veçanta, karrige dhe banka shkollore.
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Hyseni, e ka pranuar donacionin, i cili e vlerësoi të dobishëm donacionin, por mbi të gjitha i cilësoi të rëndësisë së veçantë partneritetin e ndërtuar mes Podujevës dhe Westerstedes.
“Mjetet dhe pajisjet që po marrim sot, por edhe ato që kemi pranuar muajin që shkoi, do të ndihmojnë institucionet përfituese, QKMF dhe OJQ ‘Handikos’, për ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët tanë”, ka thënë Hyseni.
Donacioni nga Westerstede është rezultat i bashkëpunimit në mes të komunës së Podujevës dhe Bashkisë Westerstede të Gjermanisë. /llapi.info