Arsenali raportohet se po konsideron shkarkimin e Arsene Wengerit, nëse shikueshmëria në ndeshjet e ardhshme si vendas vazhdon të bie.
Turma e shikuesve në Emirates në katër ndeshjet e fundit ka qenë në rënie dhe nëse vazhdon deri në fund të sezonit, sipas “Daily Mail”, do të ndikojë që Wengerit t’i kërkohet largimi prej klubit.
Sipas raportimit shumë anëtarë të bordit tani kanë humbur besimin te francezi.
Wenger në sezonin e fundit ka qenë i shumëkritikuar për shkak të formës së dobët të klubit dhe dështimit në të gjitha garave, pos në Ligën e Evropës ku ka arritur në gjysmëfinale ku do të takohet me Atletico Madridin.