Asambleisti i Kuvendit Komunal të Podujevës, Artrit Mulliqi, ka njoftuar se është marrë vendim për vazhdimin e kompensimit për ceremonitë e varrimit për të gjithë banorët që jetojnë në komunën tonë.

Në njoftimin e tij, thuhet se ky vendim do të zgjasë deri në fund të vitit 2024.

Në vendim thuhet që subvencionimi bëhet për çdo të vdekur për të cilin në bazë të ekzaminimeve mjekësore në pajtim me dispozitat ligjore është konstatuar vdekja e tij. Subvencionimi bëhet për shërbimet e varrimit nga Bashkësia Islame, përkatësisht Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë, dhe përfshijnë: transportin e kufomës, fletëlajmërimet (afishet), dërrasat, piramidën, pastrimin e kufomës, mbulesën e kufomës dhe qefinin.

Njoftimi i plotë:

Në Kuvendin Komunal të Podujevës, morëm vendim për mbulim të shpenzimeve për ceremonitë e varrimit të banorëve rezidentë të komunës sonë.