Vetëm 8 qytetarë kanë marrë pjesë në debatin publik që është organizuar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, lidhur me realizimin e projekteve të parapara për vitin 2016, njofton Llapi.info. Prej tyre, vetëm dy kanë diskutuar.

Nënkrytari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka treguar për projektet që janë realizuar dhe që do të realizohen për secilën drejtori veç e veç. Ndërsa, lidhur me numrin e vogël të pjesëmarrësve në këtë diskutim, Rudari ka shprehur keqardhje.

“Më vjen keq që nuk ka qytetarë më shumë. Kjo ndoshta për shkak të motit të nxehtë dhe Muajit të Ramazanit. Por, të gjithë ata që kanë ndonjë kërkesë, ato mund të i paraqesin në këto debate”, ka thënë Rudari, njofton Llapi.info.

Gjatë ditës, Llapi.info do të ju sjell diskutimet që janë bërë sot në këtë debat publik./Llapi.info

13493747_10206384463226121_836174565_o