Rruga “Ali Ajeti” e cila të qon në drejtim të Lagjës së Dëshmorëve (Lagjja e Kuvajtit) është shkatërruar tash e disa vite, por Komuna e Podujevës nuk ka marrë asnjë masë për rregullimin e kësaj rruge, që është edhe një nga rrugët kryesore të qytetit.
Qytetarët janë ankuar tash e disa herë në komunë por këta të fundit akoma nuk kanë marrë asnjë masë për përmirësimin e gjendjes së kësaj rruge, ndonëse kanë premtuar një gjë të tillë.
Për prishjen e kësaj rruge ka “kontribuar” edhe kompania Apollonia, duke i vendosur gypat e kanalizimit dhe duke dëmtuar asfaltin e kësaj rrugë, gjë që po shkakton edhe probleme gjatë qarkullimit të automjeteve.
Lidhur me gjendjen e kësaj rruge, Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Podujevës, Durim Salihu ka thënë se ajo rrugë ka hyrë në planifikime dhe pritet të asfaltohet vitin e ardhshëm.
“Ne kemi biseduar edhe me Ministrinë e Infrastrukturës dhe na është premtuar ndihmë për realizimin e disa projekteve për ndërtimin e rrugëve” ka thënë Salhu./Llapi.info