Ka përfunduar rundi i dytë i votimit për president të vendit. As në këtë rund, si në të parin, kandidatja favorute Vjosa Osmani nuk i mori votat e nevojshme për shefe të shtetit.Anëtarët e Komisionit, thanë se në këtë rund në votim morën pjesë 82 deputet. As Vjosa Osmani e as kandidati Nasuf Bejta, nuk arritën të merrnin numrin e nevojshëm të votave për t’u zgjedhur president.


Për kandidaten, Vjosa Osmani kanë votuar 67 deputet, të pavlefshme ishin 11 vota, ndërsa kandidati Nasuf Bejta mori 4 vota.Sipas Kushtetues së vendit, zgjedhja e Presidentit bëhet me 2/3 e të gjithë deputetëve ndërsa, nëse kjo dështon në dy runde, ekziston edhe një mundësi.“Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 86 pika 5.