Përmes një letre publike asamblisti nga radhët e PDK-së Arbër Blaku ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin komunal të Podujevës njofton  Llapi.info

Sipas tij kryesuesi i Kuvendit komunal të Podujevës para një jave, u zgjodh me shit-blerjen e votave.

“Edhe pse tash e një javë keni zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal të Podujevës(me shit-blerje te votes), prap po vazhdoni me avazin e vjetër për “shit-blerjen” e disa prej asamblistëve për të realizuar projektet e tua ekonomike dhe politike” thai ai.

Përmes kësaj letre Asamblisti i PDK-së i bën thirrje Veliut që të punoj për të mirën e Podujevës.

“Andaj si asambleist i kuvendit te bëj thirrje publike, leri këto lojëra njëhere ne jetën tënde bonu politikan modern dhe vepro ne bazë te rregullave politike, fillo te funksionosh si instuticion e jo si matrapaz politikë, dil hapatas dhe propozo ofertë për partitë politike që funksionojnë ne Podujevë (VV, PDK, AAK dhe BK) dhe formoj instuticionet e komunës dhe vazhdo punën për të mirën e Llapi.Mos e merr këtë letër qe unë po du me kanë në pushtet me ty, runa zot prej kësaj pune.Na ke lodhë Agim, beso!!” shtoi ai.