Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Florentina Elezi ka ndarë 50% të pagës së saj për shërimin e Drenushë Demaj e cila po vuan nga një sëmundje e rëndë. Ajo thotë se dreka e planifikuar sot nga kryetari i Drenasit me përfaqësues të subjekteve politike do të bojkotohet.

Ky është njoftimi i saj i postuat në Facebook:

Koha për dreka/darka ende nuk ka ardhë…

Drenushë Demaj, një bashkëvendase imja, sot ka nevojë për ndihmën e qytetarëve të këtij shteti të brisht (të tillë e bënë zhvatësit e shteti, tashmë që 19 vite paslufte) që nuk është i aftë të ju ofroj shërim por duhet kërkuar në vendet tjera dhe të paguhen shuma marramendëse nga familjet gjë që po është e pamundur.

E ndërkohë, Kuvendi Komunal i Drenasit, paska organizu një drekë me asambleiste, mendoj se nuk ka ardh ende koha që të drekojmë me para të taksapaguese, ne duhet të angazhohemi edhe më shumë për qytetarët, e drekat pastaj të vijnë si fitore dhe festim i vendimeve të mira që i gëzojnë qytetarët tanë.

Unë në shenjë solidarizimi dhe kërkim falje si politikane (që nuk po bëjmë më shumë për popullin tonë), 50% të pagës së asambleistes po e ndaj për shërimin e Drenushës, duke iu bërë thirrje të gjithë politikanëve, të njejtin gjest (me aq sa kane mundesi, duke i marrë parasysh edhe obligimet familjare që i kemi secili nga ne) ta bëjnë për rastin e Drenushës dhe rasteve aktuale tjera në këtë muaj, me shpresën se gjatë muajve tjerë do të bejmë zgjidhje, për shërimin e sëmundjeve të rënda, në vendin tonë.

Gjithashtu dreka e planifikuar për sot nga komuna jonë le të bojkotohet.

Florentina Elezi – Veliu
Këshilltare në KK të Drenasit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!