Në kuadër të projekteve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Podujevë janë duke u asfaltuar rrugët e lagjeve të fshatit Dumosh, në një gjatësi prej 7.5 km, njofton zyra e informimit në komunën e Podujevës. Punët në asfaltimin e rrugëve të këtij fshati është duke i kryer kompania “Papenburg-Adriani”.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka përcjellur nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve të lagjëve në Dumosh.

“Ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë një nga prioritetet në investimet kapitale të Komunës së Podujevës. Prandaj edhe sivjet do të vazhdojmë me asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e trotuareve dhe rrjetit të kanalizimit, projekte këto që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Veliu.

Banorët e fshatit Dumosh u shprehën të kënaqur dhe vlerësuan investimin e bërë nga komuna për asfaltimin e rrugëve nëpër lagjet e tyre./Llapi.info

11224487_1580347445548293_4581106013659828007_n