Komuna e Podujevës është duke realizuar disa projekte në asfaltimin e rrugëve nëpër fshatra, njofton Llapi.info

Gjatë ditës së sotme janë asfaltuar disa rrugë në fshatin Dumnicë të Poshtme të kësaj komune.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, që nga afër ka përcjellë punimet përkrahë drejtorit të Urbanizmit, Hamdi Jaha.

“Asfaltimi i disa rrugëve në fshatin Dumnicë e Poshtme”, ka shkruar Veliu./Llapi.info

Image may contain: sky, tree and outdoor