Ka nisur asfaltimi i disa rrugëve nëpër fshatra të Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Për t’i përcjellë nga afër këto punime ka dalë edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në këtë komunë, Hamdi Jaha.
“Asfaltimi i rrugëve në disa lagje të fahatit Majac dhe asfaltimi i disa segmenteve të rrugëve nga fshati Shajkoc deri te Xeherorja në fshatin Herticë”, ka njoftuar Komuna e Podujevës.
Ndërkaq, për mënyrën e orientimit të buxhetit në Kuvendin e Podujevës janë hedhur kritika nga opozita.
Sipas këshilltarit të VV-së, Fitim Haziri, që 20 vjet në Podujevë bëhen projekte në asfalt.
Haziri pati thënë se edhe përkundër investimeve, gjerësia dhe trashësia e asfaltit është e dobët.
“Shqetësimi që unë e ngrita është keq se qe 20 vite vazhdimisht ka investime në infrastrukturën rrugore. E nëse flasim për investime edhe për standardet, bëhen standarde me cilësinë më të dobët. Nëse je aq profesional, pse kur e shtroni një rrugë s’e shtroni ashtu siç kërkohet. Edhe në trashësi e edhe për gjerësinë, e jo me bë shtigje për biçikleta. Shekullin 21 shtroni rrugë me tri metra gjerësi, kjo është e papranueshme dhe këto janë standarde që i praktikoni. Ka ndodhë që rastet që sot e keni shtru asfaltin keni dashur me riparu, as 24 orë s’janë bërë ai asfalt ka dështuar”, ka thënë ndër të tjerash Haziri në seancën e fundit të Kuvendit Komunal./Llapi.info