Pjesa më e madhe e buxhetit sikurse edhe viteve paraprake në Podujevë dominon në atë për projekte infrastrukturore, shkruan Llapi.info.

Pasi asfaltimi i rrugëve në qytet është në fazën finale, gjatë vitit 2018 kanë nisur punimet për asfaltime të rrugëve nëpër fshatra, ndërsa tani ato po finalizohen.

Kësisoj, sot janë asfaltuar disa rrugë në fshatin Konushec të kësaj komune. Këtë e ka bërë ditur kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu nëpërmjet rrjetit social Facebook.

“Vizitë punimeve në asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Konushec”, ka shkruar Veliu sipër fotografive të publikuara.

Image may contain: sky, cloud, tree, road, outdoor and nature

Ndërkaq, për mënyrën e orientimit të buxhetit në Kuvendin e Podujevës janë hedhur kritika nga opozita. Sipas këshilltarit të VV-së, Fitim Haziri, që 20 vjet në Podujevë bëhen projekte në asfalt.

“Shqetësimi që unë e ngrita është keq se qe 20 vite vazhdimisht ka investime në infrastrukturën rrugore. E nëse flasim për investime edhe për standardet, bëhen standarde me cilësinë më të dobët. Nëse je aq profesional, pse kur e shtroni një rrugë s’e shtroni ashtu siç kërkohet. Edhe në trashësi e edhe për gjerësinë, e jo me bë shtigje për biçikleta. Shekullin 21 shtroni rrugë me tri metra gjerësi, kjo është e papranueshme dhe këto janë standarde që i praktikoni. Ka ndodhë që rastet që sot e keni shtru asfaltin keni dashur me riparu, as 24 orë s’janë bërë ai asfalt ka dështuar”, ka thënë ndër të tjerash Haziri në seancën e fundit të Kuvendit Komunal./Llapi.info

Lexo edhe: Haziri: Qe 20 vite asfalt në Podujevë, cilësia sa që nuk qëndron as 24 orë – asfaltohen rrugë për biçikleta