Me një gjatësi prej 7.5 km janë asfaltuar dy rrugët e lagjeve “Sogojeva” dhe “Të Xhamia e Re” në fshatin Bajçinë të Podujevës.

Punimet në asfaltimin e këtyre rrugëve i ka përcjellë Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili tha se ndërtimi i infrastrukturës rrugore, trotuareve dhe rrjetit të kanalizimit, vazhdojnë të jenë prioritet në investimet kapitale.

Ndërsa, duke folur për rrugët që po asfaltohen aktualisht në Bajçinë, Veliu tha se është e rëndësisë së veçantë për faktin se kjo rrugë lidh mes vete shatrat Bradash – Katunishtë dhe Katunishtë – Obrançë.

Nga ana tjetër, banorët e këtij fshati e vlerësuan shumë të rëndësishëme asfaltimin e këtyre rrugëve.

Asfaltimin e këtyre rrugëve e ka bërë kompania “Mileniumi Construction SHPK”./llapi.info