Janë asfaltuar sot edhe disa rrugë në fshatin Dumnicë dhe rruga “Fitorja” në qytetin e Podujevës, shkruan Llapi.info.
Nga afër këto punime i ka përcjellë drejtori i Urbanizimit Bujar Hasani dhe kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi. Ky i fundit në një postim në Facebook ka thënë se ndërtimi i infrastrukturës do të mbetet prioritet i tij.
“Sot, bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Bujar Hasani, inspektuam punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Dumincë të Poshtme. Gjatësia e asfaltimit të këtyre rrugëve dhe rrugicave është rreth 2 km. Dinamikën e punimeve të asfaltimit e inspektuam edhe në para lagjen e qytetit të Podujevës, saktësisht në rrugën “Fitorja”, e cila ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve për asfaltim. Jam i lumtur që përmes këtyre projekteve po ua lehtësojmë qarkullimin qytetarëve tanë. Ndërtimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve të jetës për qytetarët e komunës sonë është dhe do të mbetet prioriteti ynë. Vazhdojmë me punë të mira e në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar ai.
Duhet theksuar se ditë më parë janë asfaltuar edhe disa rrugë në fshatrat Lluzhan, Siboc dhe Lluga./Llapi.info