Komuna e Podujevës është duke realizuar disa projekte në asfaltimin e rrugëve nëpër fshatra, njofton Llapi.info
Gjatë ditës së djeshme janë asfaltuar rreth 5.7 kilometra rrugë në fshatin Dobratin.
Dinamikën e zhvillimeve të asfaltimit të rrugëve e ka vëzhguar nga afër kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Urbanizmit, Hamdi Jaha.
“Gjatë vizitës punimeve në asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Dobratin në një gjatësi rreth 5.7 km”, ka shkruar Veliu në Facebook sipër disa fotografive të publikuara./Llapi.info