Me një gjatësi rreth 3.5km, janë asfaltuar sot rrugët në fshatrat Lladoc dhe Livadicë të Podujevës, raporton llapi.info

Ky asfaltim i këtyre rrugëve ka ardhur si rezultat i realizimit të projekteve të planifikuara për këtë vit.

Punimet për asfaltimin e këtyre rrugëve i përcjelli edhe drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe
Mbrojtjes së Mjedisit në Komunë e Podujevës, Durim Salihu, i cili premtoi rritje të dinamikës së realizimit në të gjitha projektet e planifikuara për sivjet nga drejtoria që ai udhëheq.

Nga ana tjetër banorët e të dy fshatrave u shprehën të kënaqur me asfaltimin e rrugëve, duke thënë se këto investime do të ndikojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e cilësisë së jetës./llapi.info

11692637_1600208966895474_5325139493573875742_n

11140396_1600209673562070_4049690609083382556_n