Është asfaltuar segmenti i radhës i rrugës “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka thënë se janë të përkushtuar për realizimin e sa më shumë projekteve të mëdha që ndikojnë në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

🚧Po asfaltohet segmenti i radhës në rrugën “Xhemajl Mustafa”.

🛣️Pas shtrirjes së rrjetit të ri elektrik nëntokësor dhe rrjetit të ri të ujësjellësit, po vijojnë punimet në këtë segment të rëndësishëm rrugor në qytet.

Kjo rrugë po ndërtohet me gjithë infrastrukturën përcjellëse, ku do të ketë edhe shiritin për biçikleta në të dy anët e rrugës dhe shiritin për ecje për persona të verbër. 🚴‍♀️

🔸Jemi të përkushtuar për realizimin e sa më shumë projekteve të mëdha që ndikojnë në të mirë të të gjithë qytetarëve!