Është asfaltuar rruga që lidh Çenogën me fshatin Pakashticë të Podujevës, njofton Llapi.info
Kjo rrugë, në të cilën kanë përfunduar tashmë punimet, ka gjatësi prej 3.5 kilometra.
E për t’i përcjellë nga afër punimet ka dalë edhe kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.
“Ka përfundur asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Pakashticë me Çenogën në gjatësi prej 3.5 km”, ka bërë të ditur Veliu në një postim në rrjetin social Facebook./Llapi.info