Me një gjatësi prej rreth 800 metrash është asfaltuar rruga në Lagjen “Kastrati” në fshatin Obrançë të Podujevës.
Punimet i ka përcjellur drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Durim Salihu, i cili tha se me asfaltimin e kësaj rruge banorëve të kësaj lagjeje, po iu lehtësohet qarkullimi deri në rrugën kryesore të fshatit, e cila lidh Lagjen “Kastrati” me qytetin.
Asfaltimin e kësaj rruge e ka bërë kompania “Nëntë Vëllezërit”.
Salihu ka thënë se tashmë janë kryer edhe punët për fillimin e asfaltimit të rrugës tjetër, që lidh fshatrat Obrançë dhe Katunishtë, në një gjatësi prej mbi 3.5 km.
Asfaltimin e të cilës do e bëjë kompania “Mileniumi”./llapi.info