Lionel Messi ka pasur një përplasje me asistentin e Quique Setien në humbjen 2-0 të Barcelonës ndaj Real Madridi në fundjavën që shkoi.

Los Blancos e fituan El Clasicon e 180-të me golat e Vinicius Junior dhe Mariano Diaz ndaj Blaugranasve, për ta rrëmbyer pozitën e parë në La Liga.

Por, në momentin që zhvillohej derbi, asisteni i Setien, Eder Sarabia ishte nervozuar për një moment me 32-vjeçarin.

“Ai nuk po bën atë çfarë kemi praktikuar. Ai fillon të luajë dhe më pas gjuan, në momentin kur duhet të pasojë. Nuk duhet të kemi kaq larg vijën e mbrojtjes”, ishin fjalët e tij ndaj Messit.


ESPN raporton se argjentinasi i kishte bërë me shenjë Sarabias që të ulet dhe mos t’i shpërqendrojë ata nga takimi.

Cadena Cope në anën tjetër bën me dije se lojtarët nuk janë të kënaqur me strategjitë e Setien dhe mund të largohet me të përfunduar ky edicion.