Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar ditë më parë statistikat e vdekjeve në Kosovë gjatë vitit 2018, njofton Llapi.info

Sipas ASK, nga vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara gjatë vitit 2018, kanë qenë gjithsej 9991 vdekje.

Nga kjo statistikë, 8998 kanë vdekur brenda territorit të Kosovës ndërsa 993 jashtë tij.

Sipas këtyre shifrave, gjatë vitit 2018 kanë vdekur 4959 meshkuj dhe 4039 gra.

42.9% e rasteve të vdekjeve kanë ndodhur në institucione shëndetësore, ndërsa 55.3% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.8 në vend tjetër.

E në bazë të renditjes me komuna, Prishtina është e para me rastet më të shumta të vdekjeve. Ajo ka 25% raste te vdekjeve, Prizreni me 10%, Peja me 6%.

Sipas ASK-së, ku ka ndodhë ngjarja, në Podujevë vitin e kaluar kanë vdekur 184 persona, apo 1.8 për qind. 6 persona vdiqën në fatkeqësi. /Llapi.info